Basha denoncon Ramën, por pranon se mafia kishte kapur PD-në (sipas logjikës së tij)

basha per mbetjwetLulzim Basha ka denoncuar dje kryeministrin Edi Rama, për ligjin e importit të mbetjeve.

Sipas tij, Rama i ka hapur rrugën mafias së plehrave.

Kjo, pasi sipas Bashës, pas importuesve të mbetjeve fshihet mafia.

Me këtë logjikë i bie që edhe PD ishte kapur nga mafia, kur kaloi në parlament një ligj edhe më të rëndë për importin e mbetjeve.

Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.

3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.

Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, shkruan Basha.

Source: Vendi Politika