Veliaj: Plani i ri urbanistik, ndërtuesit bonuse nëse ndërtojnë banesa sociale

Erion-Veliaj-696x464Strehimi social, si biletë për të dalë nga varfëria është prioritet dhe një nga çështjet primare dhe mjaft të vështira me të cilët përballet çdo bashki.

Në Konferencën ndërkombëtare “strehim për të gjithë” të organizuar paraditen e sotme kryetari i bashkisë tregoi dhe planet që kjo bashki ka.

Së pari është eksplorimi i marrëdhënieve të partneritetit publik privat, i cili parashikon që bashkia të ofrojë terrenin dhe pastaj firmat e ndërtimit të ndërtojnë banesat sociale me kosto të ulët.

Ajo që Bashkia kërkon të zgjidhë dhe kërkon eksperiencë është shmangia e getoizmit

Për këtë ndërtuesit dhe zhvilluesit të kenë një bonus mbi zhvillimin e tyre nëse bien dakord të bëjnë një marrëveshje me bashkinë që një përqindje të apartamenteve tia japin bashkisë për fondin e banesave sociale. Gjithashtu bashkia do të vërë në dispozicion 1 milion dollarë për kreditë e dyta.

Bonus per ndertuesit qe ndertojne banesa sociale

Erion Veliaj: “Plani i ri urbanistik që ne do të kalojmë në fund të Tetorit dhe do ia kalojmë këshillit bashkiak është që ndërtuesit dhe zhvilluesit të kenë një bonus mbi zhvillimin e tyre nëse bien dakord të bëjnë një marrëveshje me bashkinë që një përqindje të apartamenteve tia japin bashkisë për fondin e banesave sociale. Kjo do të mundësonte që familje të tilla të jenë në çdo zhvillim të ri të qytetit dhe jo vetëm në një geto sociale. Na tregoni si ka funksionuar dhe a ka qenë histori suksesi.

1 milione dollare per te zbutur kredite per familjet e reja

Erion Veliaj: Duam që në buxhetin e vitit tjetër të vendosim 1 milionë dollarë për të zbutur kreditë për familjet e reja që aksesojnë tregun bankar për blerjen e shtëpisë së tyre të parë. Kalkulimi ynë është që më 1 milionë dollarë arrijmë të zbusim  1500- 2200 kredi në varësi të kërkesës për sipërfaqe që familjet aplikuese do të kenë. Ç’ka do shkaktojë që sektori bankar të gjenerojë rreth 60 milionë euro kredi të buta për blerje të shtëpive në Tiranë.

Source: Vendi Sociale