Agron Tufa përplaset me Diana Çulin: Ke firmosur për vrasjen e dy poetëve (anulohet aktiviteti)

Agron Tufa është përplasur me kolegen e tij, Diana Çuli.

Kjo e fundit kishte planifikuar një aktivitet letrat tek “Piramida”.

Por, Agron Tufa ka ftuar disa poetë që të lexonin poezi në aktivitetin e Çulit, të dy poetëve Genc Leka e vilson Blloshmi, që sipas tij, janë vrarë pikërisht me firmën e Çulit.

Ejani të lexojmë poezitë e poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi para Diana Çulit, në të njëjtin vend me vrasësen e tyre”, shkruante Tufa në Facebook.

Për të shmangur përplasje, Diana Çuli e ka anuluar aktivitetin.

Pas vendimit për anullimin e  këtij aktiviteti, Tufa shkruan sërish në Facebook.

Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë poetët e lexuesit që na mbështetën me praninë e tyre sonte ne “You, me & Bukoëski” për mbrëmjen poetike kushtuar poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Prania juaj bëri të zbythej vrasësja e tyre, sh-krim-tarja Diana Çuli, siç edhe parashikohej. U kënaqëm shumë dhe u dhamë një mësim etik në distancë të gjithë atyre që keqpërdorin projektet me fondet publike, që u janë dhënë ndershmërisht për të promovuar shkrimtarët shqiptarë, e jo vrasësit që nuk kanë kerkuar falje. Replika, e them sinqerisht, nuk kishte lidhje fare fare me MK, që thjesht ofron mundesi, por per udheheqeset e projektit, qe me një mendjelehtësi shokuese mendojnë se mund të

Kurorëzojnë Trëndafilat me zhaba ose Zhabat me Trëndafila. Respekt për 30 të pranishmit! Në Kënetën tonë, ne së bashku do të dimë t’i mbajmë, së paku, ca rrjedha uji të pastër…. Sa për modele morale në ndotjen e përgjithshme. Ky i sotmi ishte një aksion ekologjik në letërsi”.

Source: Kulture