FOTOT/ Arkeologët zbulojnë diçka spektakolare në Egjipt

Në zemër të një lagje të varfër të Kajros, mund të jetë fshehur një thesar tepër i çmuar.

Arkeologët egjiptianë dhe gjermanë kanë zbuluar një statujë tetë metra të lartë zhytur nën ujë.

Sipas tyre, kjo do të jetë ndërtuar në nder të faraonit të famshëm Ramses II, i cili sundoi Egjiptin para më shumë se 3 000 vjetësh (1279-1213 p.e.s.).

Zbulimi, i konsideruar nga Departamenti i antikitetit egjiptian si “një nga më të mëdhenjtë në histori”, u bë në afërsi të rrënojave të tempullit të Ramsesit II në qytetin e lashtë të Heliopolisit.

Deri tani, arkeologët kanë zbuluar bustin dhe pjesën e kokës.

Source: Kulture