Maqedoni, LSDM përsërit kërkesën: Ivanov të japë mandatin për qeverinë

Lëvizja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) e ka përsëritur kërkesën ndaj presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov që t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të partisë, Zoran Zaev.

“Programi i qeverisë së re reformuese e garanton karakterin unitar të shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet në njoftimin për shtyp të LSDM-së.

LSDMA shton se qytetarët kërkuan politika të reja reale të cilat do t’u mundësojnë jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe standard cilësor të jetës.

Source: Rajoni