Sulmohet me gurë autobusi me kosovarë në Serbi

Një autobus me pasagjerë nga Kosova u sulmua sot në Serbi.

“A duhet të thirret një takim i Këshillit të Sigurimit?”, pyeti ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke ironizuar me serbët.

Ambasadorja e quajti “standard të dyfishtë” dhe “hipokrizi” këtë rast si dhe ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar që nuk ka reaguar fare për sulmin.

“Një autobus që transportonte kosovarë u sulmua sot në Serbi. Fatmirësisht, falë raportimeve s’ka të lënduar. Ndoshta duhet të thërrasim një takim të Këshillit të Sigurimit? #Hipokrizi #Standard i dyfishtë. P.S. A e dënoi ndokush nga komuniteti ndërkombëtar këtë sulm?”, ishte statusi i saj në Facebook.

Source: Rajoni