Tahiri poston foto nga zyra, ja si po i kalon orën e fundit në ministri

Saimir Tahiri mohoi dje lajmin për dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Ne të Opinion.al e sqaruan se nuk bëhej fjalë për një largim me dëshirë të Tahirit nga posti por për një shkarkim nga ana e Ramës. Dhe sot s’ka më dilema.

Vetë kryeministri në një dalje live në facebook tha se kishte larguar Tahirin dhe 3 ministra të tjerë, përkatësisht, Beqajn, Klosin dhe Çuçin. Po çfarë thotë Tahiri tashmë pas shkarkimit?

-“Për më të fortët!”, shkruan në facebook dhe poston foto me bluzë me luledielli në mbështetje të një kauze sociale.

A po e pret vertet Tahiri me kaq sportivitet lënien e detyrës?!/Opinion.al/

Source: Lifestyle