Akuza e fortë: Si vdiqën ish-ambasadori dhe dëshmitari tjetër i rëndësishëm i CEZ…

Ish-juristi i CEZ-it në arbitrazh, Romeo Karaj ngre dyshime për vdekjen e ish-ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi dhe të Zamir Stefanit, dëshmitar i privatizimit të OSSH-së.

Tepshi vdiq nga një atak në zemër pak para shpërthimit të skandalit të CEZ, në shtator të vitit 2015.

Nga i njëjti shkak vdiq edhe Zamir Shtefani, vetëm pak javë pas dhënies së dëshmisë për aferën CEZ.

Kumbari i aferes DIA-CEZ, ish- ambasadori shqiptar ne Prage, Qazim Tepshi, vdiq papritur nga zemra pikerisht pak perpara se kjo ceshtje te behej mediatike ne shtator 2015.

Te njejtin fund pati, pak kohe perpara edhe nje deshmitar i rendesishem i privatizimit te OSSH, Zamir Stefani vetem pak jave pas dhenies se deshmise se tij, ku ai implikonte pushtetaret e asaj kohe.

Edhe pse rasti i Qazim Tepshit eshte permendur edhe me pare ne media si rast i dyshimte, prokuroria berishiane & co as qe e mori mundimit, te investigoje rreth tij.

Kjo prokurori me qendrimin e qellimshem indiferent te saj, ka vulosur perfundimisht bashkefajesine me autoret e ketyre zullumeve, si dhe po inkurajon te korruptuarit per t’iu shmangur drejtesise.

Prokuroria eshte kthyer ne cibanin me te ndyre te shoqerise sone dhe ne mbrojtjen me te madhe te korrupsionit.

Kjo prokurori eshte represive vetem me te vobektet dhe te drejtet.

Kush vuan nga padrejtesia duhet te jape kontributin e tij per zhdukjen e kesaj pjelle te korrupsionit dhe mbrojtese te korrupsionit.

Kjo prokurori duhet abandonuar nga cdo shqiptar i ndershem.

Kjo prokurori duhet te dale perpara ligjit”, shkruan Karaj.

Source: Vendi Kronika