Ambasadori austriak: Opozita të kthehet në Parlament, ndryshimet në qeveri bashkojnë palët

Ambasadori austriak Johan Sattler ka zbardhur mesazhet e dhëna nga diplomatët e vendeve të BE në drekën me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai deklaroi nga Korça se opozita duhet të kthehet në Kuvend pasi reforma në drejtësi duhet çuar përpara.

“Nuk ka qenë thjesht një drekë por ka pasur edhe diskutim për situatën politike aktuale. Dreka e sotme është diçka pozitive dhe unë mendoj se çdo gjë që i bën njerëzit së bashku është diçka pozitive dhe në këtë sens unë them që ishte një hap pozitiv”, tha ai.

I pyetur nëse do ta nxjerrin nga çadra e protestës Partinë Demokratike, ai tha: “Për këtë duhet pyetur z. Basha për mund të them se çdo lider dhe qytetar ka të drejtën e protestës dhe shprehjes së zemëratës së tyre, por gjithashtu ata kanë pritshmëri dhe shumë gjëra për të bërë në Parlament kur të rikthehen siç është Reforma në Drejtësi”.

Ai komentoi edhe ndryshimet në qeveri kur tha se “Çdo gjë që i bashkon partitë politike është një hap pozitiv dhe në këtë drejtim unë mendoj së është pozitive, por për këtë mendoj se duhet pyetur lideri i Partisë Demokratike”.

Source: Vendi Politika