Der Standard për Maqedoninë: “Mjafton një shkëndijë”, frika shqiptare…

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë frikë përzierjen e Rusisë dhe frikësohen mos ushqehet dhuna ndëretnike, shkruan fillimisht media e majtë austriake “Der Standard”.

Mbi rajonin e Ballkanit përsëri fjala “Luftë” është në majë të gojës. “Nëse ata duan luftë, atëherë ju lutem, por atëherë ata do i fitojmë,” thotë një protestues maqedonas mbi shqiptarët në vend. Nacionalistët maqedonas pretendojnë prej ditëve, që shqiptarët kërkojnë “Shqipërinë e madhe”. Kjo ide ushqehet edhe nga ministria e jashtme ruse. Në një prononcim të fillim marsit Moska paralajmëroi nga një “revizion i strukturave të pushteteve” dhe minim të Kushtetutës të Maqedonisë.

Në mënyrë kontraproduktive është përzier edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur thirri shqiptarët e Maqedonisë, të marrin “fatin në duart e veta.” Për ministrinë e jashtme ruse kjo shprehje është në “harmoni me projektin e Shqipërisë së madhe,  pjesë e së cilës është edhe një pjesë e territoreve të Maqedonisë.” Por nëse bisedon me politikanët shqiptarë të Maqedonisë kjo çështje duket katërcipërisht ndryshe.

As zv.shefi i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, me të cilin gjerbëm një kafe në terrasën nën Kalanë e Shkupit, dhe as shefi i BDI, Ali Ahmeti, i cili udhëtonte nga Tetova në Parlament, nuk shprehin ndonjë interes për Shqipërinë e madhe ose ndryshimin e kufijve si dhe as “mos respektimin e Kushtetutës.”Ata dëshironin thjesht një rotacion paqësor të qeverisë. Sepse Social demokratët u ofrojnë më shumë sesa partia e deritanishme qeveritare OBRM.

Frika shqiptare

Ibrahimi mendon i qartë si kristali: “Shqipëria e madhe nuk gjen shumë mbështetje nga shqiptarët e Maqedonisë.” Ai më tepër shqetësohet nga përzierja e Rusisë në politikën e brendshme të Maqedonisë sesa nga ndonjë ide për Shqipëri të Madhe. “Fuqia të cilën e ka Gjorge Ivanov duket se buron nga ndonjë siç mund të jetë Moska,” i cili nuk ka mandatuar shefin social demokrat Zoran Zaev, përkundër që ka krijuar shumicën parlamentare.

“Është hera e parë që Rusia shfaqet me aq shumë ndikim në Maqedoni,” mendon Ibrahimi. “Në fakt, mendoj se Rusia po e përdor krizën në Maqedoni, për t’i krijuar probleme Perëndimit” Një ndikim i shtuar i Rusisë shfaq frikë te shqiptarët. “Sepse Rusia mbështet Serbinë dhe këtu kujtojnë akoma luftën në Kosovë.” Ibrahimi mendon se një zgjidhje e krizës nuk varet më vetëm nga “politikanët lokalë”. Bëhet fjalë për dallime gjeostrategjike. “OBRM mundohet të luajë me shpresën se administrata ‘Trump’ do të jetë më pak e interesuar për të ndërhyrë këtu,” mendon albanologu që është futur në politikë para pak kohësh.

“Ata provokojnë një destabilizim.” BESA kërkon një ndihmesë më të madhe nga Gjermania, pasi – duket qartë se – BE-ja pa Britaninë e Madhe duket më e dobët. “Ndërsa një Europë e dobët nënkupton një Rusi të fuqishme.”

“Mjafton një shkëndijë”

Arsyeja zyrtare për hezitimin e Ivanovit është që partitë shqiptare janë takuar në shtetit fqinj SHqipëri dhe atje kanë nënshkruar kërkesat e përbashkëta. Kjo për Ibrahimin është një “Alibi”. “Kryeministri shqiptar Edi Rama aspak nuk është përpiluesi i Platformës. Ne kemi udhëtuar për në Tiranë vetëm sepse Rama dëshironte të na ndihmonte për të mundësuar takimin e partive shqiptare në Maqedoni.”

BESA nuk dëshironte të takohej me BDI në Shkup në një takim të thirrur nga BDI, pasi – sipas BESËS – BDI-ja nuk ka legjitimitetit për ftesa të tilla. Por, frika më e madhe e shqiptarëve është eskalimi i incidenteve, që “grindjet mes partive maqedonase të zhvendosen në një konflikt ndëretnik”, vijon Ibrahimi. “Do mjaftonte një shkëndijë për të shpërthyer dhuna.” Gjithashtu edhe shefi i BDI, Ali Ahmeti, i cili përshëndet lodhshëm, mendon se “vendimet” e të “ashtuquajturit president Ivanov janë të paarsyeshme.” Nuk kishte “Platformë të Tiranës,” por një Platformë që është propozuar, përpunuar dhe shkruajtur në Shkup. “Rama dëshironte të na ndihmonte me vullnet të mirë, na ftoi, sepse Partia BESA nuk dëshironte ta nënshkruante këtu.” Kur flitet për Shqipërinë e madhe të përmendur aq herë nga OBRM dhe Rusia, ai vetëm mund të buzëqesh.

“Sikur ta kishim kërkuar”

“Sikur ta kishim kërkuar Shqipërinë e madhe, atë do e bënim në 2001, kur m’u ofrua një pjesë e shtetit të Maqedonisë nga shoqëria maqedonase. Këtë do kisha mundësi ta bëja, pasi unë kisha në kontroll 10.000 ushtarë,” kujton ai konfliktin e atëhershëm. “Por unë nuk e pash të ardhmen e Ballkanit perëndimor në ndarje, por në kërkesën e barazisë për të gjithë qytetarët. Andaj ne u pajtiam me Marrëveshjen e Ohrit, që është e garantuar nga NATO, SHBA dhe BE,” thotë Ahmeti. Vetëm ka shumë dallime konceptuale me Rusinë.

“Rusia nuk është e kënaqur, që ne jemi tërësisht të vendosur për t’u bërë anëtar në BE,” sqaron 58 vjeçari situatën momentale. Ahmeti ama nuk mendon se gjërat kanë shkuar aq larg që pushtetarët këtu “të ndalojnë atë që ka të bëjë me përcaktimin e vendit,” duke menduar për Ivanovin dhe Rusinë. BDI e Ali Ahmetit do ishte pjesë e qeverisë së krijuar nga LSDM. Është spekuluar për këtë, që Ahmeti mund të tërhiqej shpejt nga ky vendim.

Source: Rajoni