Ministri grek në SHBA, frikë mga media maqedonase: Kotzias do hedhë poshtë platformën shqiptare, do vendosë atë greke

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzijas po qëndron për vizitë dyditëshe në Uashington.

Ku sipas gazetës “Dnevnik”, ai atje pritet të shprehë linjat e kuqe për Maqedoninë, sa i përket bllokimit të saj në procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Sipas gazetës, Kotzijas do të “hedhë poshtë platformën shqiptare dhe në tryezë do të vendose ate greke”.

Po ashtu nënvizohet se në takimet me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit do të shprehë qëndrimet e Athinës lidhur me zhvillimet rajonale dhe sidomos ato në Maqedoni. (INA)

Source: Rajoni