“Nëse bëhet vetingu, Berisha e Basha s’janë në zgjedhjet e 18 qershorit. Rama përballë tyre e ka të sigurt fitoren”

“Nëse bëhet vetingu, Berisha e Basha s’janë në zgjedhje. Rama përballë tyre e ka të sigurt fitoren”.

Keshtu tha ne emisionin “Dritare nga Rudina Xhunga”, avokati i njohur Spartak Ngjela.

As Basha as Saliu nuk janë në zgjedhjet e ardhshme nëse bëhet vetingu.

80% e këtyre s’mund të jenë. Rama e ka në dorë këtë se kanë rënë brenda ata.

Shqiptarët duan vetingun.

Rama i do këta se e ka të sigurtë fitoren, të ketë këta të dy përballë se këta i mund cdo njeri sot.

Gjithë loja bëhet për vetingun, nuk duhet të ishte vetingu kushti i tyre, kanë rënë brenda…

Fillimi i reformës në drejtësi me vetingun Rama e ka në favor. .

Nuk shpëtojnë këta por këta po vonojnë popullin jo veten.

Ka interes shumë të madh politik në Shqipëri, është një dorë që i lëviz.

Këta do kalojnë në filtër, s’ka diskutim, do Zoti dalin mirë, fakti që tremben e dinë që sdo dalin mirë”, tha Ngjela.

Source: Vendi Politika