Shqipëria e Ramës tani qeveriset nga femrat!

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka publikuar sot 4 anëtarët e ri të kabinetit qeveritar, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, të mbajtur mëngjesin e sotëm në selinë rozë.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Rama deklaroi emrat e katër ministrave të rinj, Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale, Olgerta Manasterliu, ministre e Shëndetësisë dhe Eduart Shalsi, ministri i Çështjeve Vendore.

Ajo që bie në sy duke parë emrat e kabinetit të qeverisë së kryeministrit Rama, rezulton se në të ka më shumë ministre femra, ekzaktësisht 10 prej tyre, kundër 9 ministrave meshkuj, për më shumë informacion shihni listë më poshtë.

Kryeministër, Edi Rama

Zv/Kryeministër, Niko Peleshi

Ministër i Financave, Arben Ahmetaj

Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Ministër i Jashtë, Ditmir Bushati

Ministre e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministër i Drejtësisë, Petrit Vasili

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi

Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri

Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj

Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni

Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti

Ministër i Shëndetësisë, Olgerta Manesterliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla

Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka

Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministër i Mjedisit, Lefter Koka

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj

Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito

Ministër për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi

Source: Vendi Politika