VIDEO/ Mentor Nazarko në Zululand: Çadra e PD-së ka ngarkesë simbolike që tenton të promovojë Lulzim Bashën si lider

Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos ishte i ftuar analisti dhe gazetari Mentor Nazarako me të cilin Nano diskutoi për situatën politike në vend dhe kryesisht për ngjarjet e fundit që kanë krijuar një klimë pasigurie mes forcave politike. Kryeministri Edi Rama, ka bërë ndryshime për herë të parë në kabinetin e tij qeveritar duke larguar 4 ministra dhe emëruar figura të reja.

Në lidhje me këtë Nazarko u shpreh se sipas tij janë tre faktorë që përcaktuan këto zëvendësime në qeveri:

1. Ndërkombëtarët, 2.Opozita 3. Meta.

Më  tej biseda u zhvendos edhe tek protesta e opozitës që tashmë vijon prej disa ditësh.

Sipas Nazarkos protesta e PD-së dhe çadra e tyre e ngritur para kryeministrisë është një çadër që ka ngarkesë simbolike që tenton të promovojë Lulzim Bashën si lider ndërsa Nano u shpreh se: “Basha bëhet lider vetëm po mundi Berishën.”

Në fund të emisionit, i pyetur nga Nano se cili është fati i vetingut, Nazarko u shpreh:

“Unë mendoj se vetingu është operacioni më i rëndësishëm për fatin e Shqipërisë, për fatin e drejtësisë, për fatin e modernizimin të shtetit shqiptar.

Në qoftë se vetingu do të ecë, mendoj se edhe klasa politike që është në pushtet do të ndihet keq prej pasojave të tij.”

Source: Vendi Politika