VIDEO/ Rama “sherr” me Sokol Ballën në emision: Po më ndërpreve, iki fare…

Kryeministri Rama është përplasur me Sokol Ballën, në emisionin “Top Story”.

Rama është ndërprerë nga Balla, ndërsa fliste për shkarkimin e Tahirit.

Ndërsa më pas, Rama po thoshte se zgjedhjet e 18 qershorit janë më shumë se zgjedhje për qeverinë, por për Shqipërinë e 10 viteve të ardhshme dhe këtu ka ndërhyrë Balla, i cili i ka thënë se qytetarët votojnë 1 herë në katër vjet dhe se deklaratat e Ramës ishin antikushtetuese.

Balla ndërkohë ka konsideruar fyerje deklaratat e Ramës për analistët.

Rama në këtë moment nxehet dhe i thotë Ballës se po e ndërpreu sërish, ai do të ikte nga emisioni.

Balla: Nuk mund të flisni për Shqipërinë e 10 viteve. Në 18 qershor votohet për 4 vite.

Rama: Mos më ndërprisni.

Balla: Ju fyet kolegët e mi dhe po flisni për shkelje kushtetuese pasi në këtë regjim zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet.

Rama: Mos më ndërprisni. Sepse unë refuzoj të qëndroj në një studio ku nuk lejohem të shpreh atë që mendoj. Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen. Nuk e cakton ti është apo jo kushtetuese dhe gjithë kjo ndërprerje ishte e pavend. 18 qershori përcakton sesi do të jetë Shqipëria pas 10 viteve, ashtu sikundër zgjedhje të caktuara kanë përcaktuar Shqipërinë që ne trashëguam, ashtu zgjedhjet përcaktojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Janë zgjedhje që vendosin nëse ky vend do të bëhet shtet, ku gjykatësit dhe prokurorët japin drejtësi dhe nuk e tregtojnë, nëse do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të kenë një të ardhme më të mirë.

20170313-210822 by e-d21

Source: Vendi Politika