Sali Berisha dhe Shkëlzeni, në Prokurori…

Komisioni parlamentar për privatizimin e OSSH tek CEZ-i në 2008-ën, ka mbyllur hetimet e tij.

Deputetët kanë gjetur përgjegjësit për abuzimet në këtë privatizim dhe kryesorin ndër ta kanë listuar ish-kryeministrin Berisha.

Po ashtu në listën e gjatë të përgjegjësve ndodhet dhe djali i tij Shkëlzeni dhe ministrat e Ruli e Mima.

“Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave Sali Berisha, ish-kryeministër, Genci Ruli, ish-ministër i ish-Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, Eno Bozdo, Shkëlzen Berisha, person privat i lidhur me këtë proces privatizimi. Suzana Guxholli, Florian Mima, Nue Kalaj ju bëj me dije se të gjitha gjetjet e këtij komisioni do t’i dërgohen Prokurorisë së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Balla.

Dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga privatizimi tek çekët e CEZ-it kap vlerën e 414 milionë eurove.

Qeveria e kohës në mënyrë arbitrare ka negociuar në favor të CEZ-it, i cili ka hyrë në tender me çmim tjetër nga ai me të cilin privatizoi OSSH.

Edhe ERE duke rritur çmimin e energjisë në 2010 në favor të CEZ ka shkaktuar një dëm prej 22 miliardë lekësh. Ndërsa 6 miliardë lekë kredi të këqija e kamatvonesa të falura në 2009 kapin janë pjesë e këtij dëmi që sipas Taulant Ballës prokuroria duhet të hetojë.

Source: Vendi Politika