Kina sfidon Wikipedia-n me enciklopedinë digjitale ‘online’

Akademia e Shkencave të Pekinit, njofton projektin të Yang Muzhi, i cili ëndërron të ndërtojë një “Mur të Madh kulturor”

Enciklopeditë ‘online’, si kolosi Wikipedia, janë një burim shumë i vlefshëm, por përdoruesit kinezë, të internetit, kanë një aksesim vetëm të pjesshëm, me shumë materiale të censuruara. Kjo, pavarësisht nga një projekt i ri ambicioz i Yang Muzhi, i njoftuar nga Akademia Kineze e Shkencave të Pekinit, e cila ka ndër mend të ndërtojë një “Mur të Madh” kulturor, me ndihmën e 20 mijë akademikëve dhe studiuesve të seleksionuar, për t’i treguar të gjithë botës dogmat e Partisë Komuniste.

Ajo është quajtur “Chinapedia”, sepse me 300 mijë zëra të ndarë në 103 kategori, do t’i bëjë konkurrencë enciklopedisë ‘online’ më të famshme në botë. Ideja për ta bërë disponibile online, është aprovuar që në vitin 2011 nga qeveria e Pekinit, por gjithsesi mbeten dyshime mbi daljen e vërtetë, para së gjithash, duke konsideruar që në Kinë, si librat e shtypur, si ato virtualë, i nënshtrohen një censure të vërtetë.

Ndryshe nga Wikipedia, digjitalizimi nuk do të shohë kontribute të vullnetarëve dhe zëra të ndryshëm nuk mund të modifikohen lirisht. Megjithatë parashikohet që gjërat të jenë të vështira, edhe pse autoritetet janë shumë optimiste, pasi synojnë të dalin ‘online’ që në vitin 2018.

“Objektivi ynë nuk është për të arritur, por për të parakaluar”, – shpjegon drejtori ekzekutiv i projektit, Muzhi, duke folur për detyrën e “drejtimit të publikut dhe shoqërisë”, që enciklopedia do të ketë së shpejti në dispozicion.

E.A

6 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe