“Mate 10” publikohet më 16 tetor

Mate 10, smartphone më i madh i Huawei do të publikohet më 16 tetor. Cilësohet si rivali i drejt për drejtë i Galaxy S8, që sapo ka dalë nga Samsung, dhe i iPhone-it të ri që pritet në shtator.

Data është bërë e ditur si nga divizioni australian i kompanisë kineze që ka postuar dhe një foto të pajisjes në Twitter, qoftë dhe nëpërmjet një ftese për një event të programuar më 16 tetor në Monaco di Baviera.

Nga fotot duket se Mate 10 do të ketë fotokamerën e dyfishtë, një trend të inauguruar në pranverën e 2016, me daljen e smartphone P9.

Ai mund të ketë një ekran pa korniza të quajtur “Entire View”, njohjen e fytyrë, skanimin e iridës së syrit.

Source: Teknologji