Bomba e Koresë së Veriut, Trump: Bisedimet do të ishin të kota

SHBA-të nuk përjashtojnë asnjë hipotezë pas testit balistik koreano-verior. “Të shohim”, – ka qenë përgjigja e presidentit amerikan Donald Trump për ata që e pyesnin mbi një sulm të mundshëm kundër Phenianit.

Më pas Trump ka njoftuar se ka takuar krerët ushtarakë amerikanë. “Amerika është duke konsideruar edhe mundësinë për të ndërprerë marrëdhëniet tregtare me çdo vend që ka lidhje me Korenë e Veriut”, – ka shkruar në një “tweet” kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një postimi të sotëm në rrjetin Twitter, lidhur me provën e Koresë Veriore, ka vlerësuar se “fjalët dhe aksionet e saj vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”.

Mëtutje, në një mesazh të ndarë, ai e ka përshkruar Korenë Veriore si “vend i papërgjegjshëm që është shndërruar në kërcënim të madh dhe shqetësim për Kinën, që po përpiqet të ndihmoj, por me pak sukses”.

Mëtutje, zoti Trump tha se “bisedimet e qeta” me Korenë Veriore nuk do të fuksiononin dhe ka shtuar se “ata e kuptojnë vetëm një gjë”.

3 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota