Dasëm me persona të famshëm? Basha s’e pranon ftesën e Kallakut

Në lidhje me publikimin e bisedave në WhatsApp të kreut të PD Lulzim Basha dhe aktorit të humorit Bes Kallaku ka patur një reagim nga Partia Demokratike.

Burime pranë kreut të PD-së, Lulzim Basha, thonë për “Panorama” se ai nuk ka njohje me aktorin dhe se Kallaku ka gënjyer.

Ai publikoi në një led-wall bisedat me Petrit Vasilin dhe Lulzim Bashën, ku ky i fundit kishte konfirmuar pjesëmarrjen në dasmën e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Mirëpo, burimet pranë kreut të PD-së, thonë për “Panorama” se: “Bes Kallaku nuk i ka rezistuar dasmës së vet dhe gënjen. Kreu i PD nuk ka njohje personale me të”.

Source: Lifestyle