Virusi Zika, nga makth në një armë anti-kancer

Universiteti i Kalifornisë dhe i Uashingtonit kanë zbuluar se si virusi Zika ka aftësi për të vrarë qelizat progenitore të neuroneve dhe mund të përdoret edhe kundër kancerit

Fillon një jetë e re për virusin Zika, i cili nga kërcënim alarmues për shëndetin, bëhet një armë e mundshme për të luftuar stigmën e gliobastomës. Ideja e studiuesve të Universitetit të Uashingtonit dhe Kalifornisë, është të shfrytëzojë aftësinë e saj për të vrarë qelizat e progenitorëve të neuroneve, në përpjekje për të eliminuar qelizat burimore të paefektshme që janë rezistente ndaj kimioterapisë.

“Është kaq frustuese, që një pacient t’i nënshtrohet një trajtimi shumë agresiv, dhe pastaj të shohë tumorin që rikthehet brenda pak muajsh: kjo është arsyeja pse pyesim nëse natyra mund të na ofrojë një armë për të luftuar qelizat që janë përgjegjësi kryesor për rikthim”, thotë Milan Chheda e Universitetit të Uashingtonit.

Menjëherë mendimi shkoi te virusi Zika, i cili u bë një kërcënim real gjatë Olimpiadës së Rio-s 2016.

“Kemi hipotetizuar që parashikimi për qelizat parazitare neurore mund të përdoret edhe kundër stigmave të gliobastomës”, përfundoi studiuesi Michael Diamond. Testet – virusi Zika është testuar në një tub, në qelizat e marra nga pacientët dhe është kuptuar që godet kryesisht qelizat burimore të gliobastomës sesa ato të shëndetshme ose qelizat e tjera të të njëjtit tumor. Injektuar në minj të sëmurë, virusi arriti të ngadalësonte përparimin e gliobastomës, duke rritur kështu mbijetesën. Eksperimenti u përsërit pastaj me rezultate pozitive duke përdorur një lloj të dytë të Zikas, më pak agresiv. Në këtë mënyrë, virusi mund të kapet me lehtësi nga sistemi imunitar, për të shmangur përhapjen në organizëm.

Në të ardhmen, virusi i modifikuar Zika, nëse shfaq pamundësinë për të infektuar njerëzit e tjerë ose për t’u bërë më agresiv, mund të përdoret për të rritur efektin e terapive tradicionale.

6 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe