Nga sot ‘e papunë’? Ja ç’poston Majlinda Bregu në ditën e parë të Kuvendit pa të…

Nga sot Majlinda Bregu nuk është më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e përfshiu në listën e zgjedhjeve të 25 qershorit, bashkë me disa emra të tjerë të kësaj force politike.

E ndërsa sot është mbajtur seanca e parë plenare për këtë legjislaturë, Bregu e ka konsideruar prej ditës së djeshme veten të papunë.
Por pavarësisht kësaj, ish-deputetja e PD nuk ka ngurruar të postojë në rrjetin social ndjesinë e kësaj dite.

“Ka verë dhe në vjeshtë”, shkruan ajo në Instagram, teksa poston një foto ku shfaqet mjaft e buzëqeshur përkrah avokates Irena Kita.

Para prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, Bregu u përfol se do të ishte pjesë e qeverisë “Rama 2”. Por kjo mbeti vetëm në kuadër të thashethemeve, pasi kryeministri dhe Bregu e mohuan këtë fakt.

Sigurisht që fotoja mund të jetë e zakonshme, po orari dhe diçitura i thonë të gjitha. Nuk është e lehtë që pas vitesh të tëra e ulur në karrige, tashmë ta shohësh Kuvendin nga shtëpia.

Source: Lifestyle