‘Waterloo’, krijohet programi që alarmon shoferët teksa përdorin telefonin

Shkencëtarët e Universitetit të Waterloos kanë krijuar një algoritëm kompjuterik që tregon se kur shoferët janë duke shkruar nëpër telefona gjatë drejtimit të makinës.

Shoferët që habiten në telefona janë fajtorë në gati 75 për qind të aksidenteve në gjithë botë, sipas hulumtuesve.

“Ka ndikim të madh në shoqëri”,- ka thënë Fakhri Karray, udhëheqës i hulumtimit.

Sistemi përdor kamera dhe inteligjencën artificiale për të detektuar lëvizjet e duarve që devijojnë nga sjelljet normale gjatë ngarjes së veturës. Në këtë rast shoferi është duke shkruar apo duke folur në telefon. Algoritmi më pas vlerëson shkallën e rrezikshmërisë për atë shofer.

Këto algoritme janë ushtruar duke përdorur teknika që njohin veprimet si shkrimi i teksteve, bisedat në telefona apo lëvizjen në kërkim të diçkaje prapa apo në dysheme.

Informatat e nxjerra nga kjo teknologji pritet të përmirësojnë sigurinë në rrugë, përmes paralajmërimeve apo alarmimeve që i bëhen shoferëve.

Source: Teknologji