Gjermani, sprai irritues në aeroportin e Frankfurtit; 6 të lënduar

Pasagjerë të ndryshëm në Terminalin 1 të aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, janë ankuar për irritim të syve dhe të rrugëve të frymëmarrjes. Dyshimet e para janë se mund të jetë përdorur spraj me piper ose gaz irritues. Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Një zëdhënës i policisë federale, ka deklaruar: “Po hetojmë, por nuk nisemi me hipotezën që mund të ketë qenë një akt i mundshëm kriminal pas asaj që ka ndodhur”.

Policia ka saktësuar që bëhet fjalë për “një incident” dhe që mund të ketë pasur “një defekt teknik”, apo “një shaka e keqe” e ndonjë personi.

Në “Twitter”, operatori “Fraport”, ka bërë të ditur se sportelet  ‘check-in’, të cilat ishin mbyllur përkohësisht, janë rihapur.

Po ashtu, zjarrfikësit, pasi kanë shkuar në vendngjarje, kanë konstatuar se në zonë nuk kishte më gaz të dyshimtë. Situata duket e qetë dhe policia ka nisur hetimet mbi atë që ka ndodhur.

11 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota