Izrael, mediat: Raketa siriane kundër avionëve tanë

Raketa siriane janë lëshuar kundër avionëve izraelitë që operonin të dielën në hapësirën ajrore libaneze. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni izraelit “Canale 10”, i cili shton që ndryshe nga lajmet e mbërritura nga Siria, asnjë avion i shtetit hebraik nuk ka pësuar dëme.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministrit të Mbrojtjes izraelit, Avigdor Lieberman, i cili ka paralajmëruar: “I këshilloj fqinjët tanë të veriut, të mos na provokojnë, sepse ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet”.

11 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota