Përplasen dy trena në Zvicër, 27 persona të plagosur

Rreth 27 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes mes dy trenave në Zvicër. Incidenti është verifikuar në stacionin e Andermatt, në jug të vendit, ku një vagon është përplasur me një lokomotivë në manovër.

Shtypi helvetik, raporton që rruga mes lokalitetit të Valle d’Orsera dhe Goeschenen, është mbyllur për trafikun.

Sipas burimeve të para, po procedohej për të transferuar një lokomotivë nga pjesa e pasme, në atë anësore të një treni, që duhej të nisej në 11:28 në drejtimin Disentis, por lokomotiva është përplasur me katër vagonë.

11 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota