SHBA, vriten 7 persona në një shtëpi në Teksas

Shtatë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një përleshje me armë zjarri në një shtëpi në Plano, në veri të Teksasit.

Viktima e tetë është një person i dyshuar si autori i mundshëm dhe i ekzekutuar nga policia. Të shtënat janë regjistruar rreth orës 20:00 të së dielës në qytetin rreth 30 km në veri të Dallasit.

Viktimat nuk janë identifikuar akoma, por mësohet se janë të gjithë të rritur. “Pashë një njeri që grindej me një grua jashtë shtëpisë, por nuk arrita të dëgjoj se cili ishte motivi i diskutimit, – thotë një grua që ka asistuar skenën e krimit. – Ndërsa ajo po rikthehej në shtëpi, një burrë nxori pistoletën dhe nisi të qëllojë”. Një tjetër dëshmitar ka deklaruar se ka dëgjuar “30-40 të shtëna që vinin në brendësi të shtëpisë”.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, ka gjetur një person të rrethuar nga viktimat. I dyshuari ka hapur zjarr kundër agjentëve, të cilët arritën ta ekzekutonin.

“Jam këtu gjatë gjithë jetës dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë mbi një gjë të tillë”, – ka deklaruar zëdhënësi i departamentit të policisë së Planos.

11 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota