“Irma”, mbi 12 milionë persona pa energji elektrike në Florida

Në Florida janë 12.5 milionë persona që kanë mbetur pa energji elektrike pas kalimit të uraganit “Irma”, i shndërruar tashmë në një stuhi tropikale. Lajmi bëhet i ditur nga shërbimet e emergjencës, sipas të cilit. “blackout”-i ka prekur rreth 62% të qytetit.

Një e treta e personave të përfshirë, jeton në jug të Floridës. Ndërkohë rritet edhe bilanci i viktimave, pasi janë regjistruar dy të vdekur, një në Xhorxhia dhe një në Karolinën e Jugut.

Në Xhorxhia, një 62-vjeçar ka vdekur ndërsa ngjitej mbi një shkallë, nën rrënojat e një tavani të shembur nga erërat e forta në shtëpinë e tij. Në Karolinën e Jugut, një 57-vjeçar është goditur nga degët e trasha të një peme, ndërsa ishte duke pastruar oborrin e banesës së tij.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota