Koreja e Veriut, OKB miraton në unanimitet sanksione të reja

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka votuar sanksione më të forta ndaj Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit kishte kryer testimin e gjashtë nuklear.

Kina dhe Rusia janë bashkuar me një votim unanim të OKB-së, për të imponuar sanksione të reja në Korenë e Veriut, pas testit të tij të gjashtë dhe më të madh bërthamor.

Rezoluta e nëntë e sanksioneve u miratua unanimisht nga 15 anëtarët e këshillit.

Për të marrë pëlqimin e Rusisë dhe Kinës, të cilat fillimisht kishin ngurruar që Koresë së Veriut t’i imponohen sanksione të reja, diplomatët e Kombeve të Bashkuara u kanë thënë agjencive të lajmeve, se SHBA-të kanë hedhur poshtë propozimin e tyre të mëparshëm për embargo të plotë të naftës, dhe bllokim të aseteve ndaj liderit korean, Kim Jong Un.

SHBA-të po ashtu kanë vendosur të bëjnë thirrje për zgjidhje “paqësore, diplomatike dhe politike” të gjendjes në gadishullin Korean.

Eksporti i tekstilit, është eksporti i dytë më i madh në Korenë Veriore, pas qymyrit dhe mineraleve tjera dhe si pasojë e sanksioneve, gati 80 përqind e këtij eksportit ka kaluar në Kinë, thuhet në të dhënat e Agjencisë koreane për promovimin e investimeve.

Edhe pse Koresë së Veriut nuk i’u ndalua krejtësisht eksporti i naftës, rezoluta imponon shkurtim të eksportit aktual për naftën e papërpunuar, dhe shkurtim për produktet e naftës së rafinuar, prej 2 milionësh fuqi në vit.

Krahas sanksioneve, Këshilli i Sigurimit ka lënë hapësirë edhe për dialog dhe diskutim me Korenë Veriore.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota