Operacion anti-ISIS në Turqi, arrestohen 25 persona

Forcat e antiterrorizmit turk kanë kryer një operacion “blitz” kundër dhjetëra anëtarëve të dyshuar të ISIS-it, duke arrestuar 25 prej tyre (22 nga të cilët të huaj).

Ndërkohë që 3 shtetas turq akuzohen për përgatitjen e sulmeve në vend dhe rekrutimin e “luftëtarëve të huaj” për t’i dërguar në Siri dhe Irak, ku ishin destinuar të shkonin edhe të huajt e ndaluar. Gjatë operacionit janë sekuestruar dokumente dhe materiale dixhitale.

12 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota