Aung San Suu Kyi i shmanget Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Udhëheqësja ‘de fakto” e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, anuloi planet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahen gjatë këtij muaji, mes kritikave ndërkombëtare në rritje për qasjen e saj ndaj dhunës në Mianmarin perëndimor që detyroi më shumë se 3790 mijë myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh.

Zëdhënësi i qeverisë, Zaw Htay, tha të mërkurën se fituesja e çmimit Nobel do të qëndrojë në Mianmar për t’u përballur me situatën e sigurisë. Aung San Suu Kyi, mbahej si ikonë e demokracisë për shkak të burgosjes së saj dhjetëra vjeçare nën sunduesit e mëhershëm ushtarak të Mianmarit.

Por, indiferenca e saj ndaj gjendjes së rohingyave në shtetin Rakhine – duke hedhur poshtë raportimet për situatën si “informacione të rrejshme” në interes të “terroristëve”, – nxiti përçmimin nga qeveritë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe një numri të fituesve të çmimit Nobel për paqe.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në takim emergjent të mërkurën për dhunën dhe krizën humanitare në Rakhine. Takimi është kërkuar nga Britania e Madhe dhe Suedia pasi që shefi shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, ju referua trajtimit të rohingyave si “një doracak i spastrimit etnik”.

13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota