Koreja e Veriut: Do fundosim Japoninë, SHBA-të do kthehen në rrënoja

Koreja e Veriut ka kërcënuar se “do të fundosë” Japoninë me një sulm bërthamor dhe t’i kthejë SHBA-të në “rrënoja”.

Ky është provokimi i radhës nga Pheniani, i cili ka premtuar një përshkallëzim të tensionit në gadishull, pas vendimit të fundit të Kombeve të Bashkuara për të vendosur sanksione të reja ndaj regjimit të Kim Jong-Un. Kërcënimi vjen përmes agjencisë zyrtare të shtypit, Kcna, të cilës i janë referuar edhe media të tjera ndërkombëtare.

14 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota