Qëllohet nga kolegët ushtari i Koresë së Veriut (Video)

Një Ushtar koreanoverior kaloi kufirin për në Korenë e Jugut, mes plumbave të ushtarëve të tjerë që e qëllonin për ta vrarë. Videoja është publikuar nga Komanda e Kombeve të Bashkuara.

Një ushtar në Korenë e Veriut ka kaluar kufirin për në Korenë e Jugut, por është qëlluar menjëherë nga ushtaret e tjere për ta vrarë. Momenti tragjik është filmuar dhë është publikuar nga Komanda e Kombeve të Bashkuara.

Aty tregohet çasti kur ushtari me anë të një automjeti afrohet në zonën e demilitarizuar, më pas zbret nga makina dhe vrapon drejt kufirit duke kaluar murin për në Korenë e Jugut nën plumbat e kolegëve. Kundër ushtarit është qëlluar më shume se 40 herë me armë, por Koreja e Jugut nuk u kundërpërgjigj.

Publikimi i kësaj vidjoje shënon herën e parë që Komanda e OKB-së e udhëhequr nga SHBA, zbulon pamje sigurie nga zona e fortifikuar dhe demilitarizuar, që ndan dy Koretë.
Shkelja e kufirit dhe goditja me armë zjarri nga ushtarët e Koresë së Veriut përbën cënim të amnistisë së luftës e cila është një marrëveshje 64-vjeçare, deklaroi Komandanti i OKB-së.

Ndërsa, një ushtarak tjetër theksoi se për dhunimin e marrëveshjes janë njoftuar në mënyrë zyrtare autoritetet e Koresë së Veriut dhe është kërkuar një takim në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet.

Ushtari 24 vjeçar që kaloi kufirin, për momentin po qëndron në spital në Korenë e Jugut. Pas katër plagëve të marra dhe operacioneve të kryera, gjëndja e tij është stabilizuar. Mjekët e spitalit ku po kurohet, thonë se të riut i pëlqen të shohë filma amerikanë dhe të dëgjojë muzikë perëndimore.

Ky është rasti i tretë i kalimi të kufirit nga ana e ushtarakëve të Koresë së Veriut këtë vit. Por ato mohojnë akuzat duke thënë se edhe Koreja e Jugut e ka shkelur kufirin disa herë.

22 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota