Dieta që ju sjell në formë për Krishtlindje

Është pikërisht periudha ku na pret një maratonë ushqimore. Por si t’ia bëjmë me linjat?

Festat e Krishtlindjeve janë gjithmonë një turne ushqimor i vërtetë, duke përfshirë dreka familjare, darka festive, dolli me miqtë dhe takime të llojeve të ndryshme. Por është momenti që edhe të vendosim një bilanc: në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje edhe të kënaqim shijen, sigurisht dhe të kthehemi në një regjim të rregulluar sapo të vendoset dekorata e fundit e Krishtlindjeve.

Hani shëndetshëm gjithë vitin – është e kotë të zhgënjeheni. Nuk shërben për asgjë të mbani dietë për një muaj dhe më pas ta braktisni atë. Një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar duhet të jetë konstantja e marrëdhënies sonë me ushqimin. Nëse hani në mënyrë të moderuar dhe të shumëllojshme, do të jemi gjithmonë në gjendje të mirë dhe të shëndetshme dhe do të jemi në gjendje të absorbojmë, pa vështirësi, madje edhe disa mëkate ushqimore gjatë sezonit të festave.

Mos e neglizhoni mëngjesin – është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe që duhet të kemi një konsideratë të lartë. Në krahasim me të tjerat, ushqimet e konsumuara herët në mëngjes digjen më shpejt nga trupi: kështu që është momenti më i mirë për të konsumuar pak karbohidrate, ndoshta në formën e një fete bukë me pak mjaltë ose marmelatë pa sheqer. Për t’u ndjerë më të lehtë mund ta zëvendësoni kapuçinon ose qumështin me një çaj jeshil, freskues dhe detoksifikues. Një zakon i mirë dhe i shëndetshëm është të pini gjysmë limoni në një gotë të madhe me ujë (madje edhe të nxehtë) por pa i hedhur sheqer: limoni pastron dhe alkalizon trupin.

Para festave – fokusohuni tek ushqimet e lehta, si për shembull tek mishi i bardhë ose peshku duke kufizuar karbohidratet (patate, bukë, makarona, oriz dhe drithëra të tjerë) me vetëm një porcion në ditë. U jepni përparësi perimeve dhe kufizoni frutat shumë të sheqerosura, me pak porcione në ditë, për t’u ngrënë mundësisht si një meze e lehtë. Në mbrëmje i zëvendësoni ato me një supë perimesh ose me një supë të nxehtë. Në drekë, në vend të sallatës së zakonshme, provoni një sallatë të nxehtë për shembull perime të ziera. Eliminoni plotësisht ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet e gazuara: kanë shumë kalori dhe nuk ju ngopin. Kujdes me salcat: i thoni po vajit të ullirit ekstra të virgjër (që duhet të matet duke e hedhur së pari në një lugë çaji dhe pastaj në tenxhere: për sezonin kjo është sasia e duhur); jo salcave të të gjitha llojeve, duke filluar me majonezë.

Lëviz sa të mundesh – Nëse doni të humbni peshë, mbani mend se aktiviteti fizik më i efektshëm për të “djegur” është stërvitja: një udhëtim me biçikletë ose pak vrapim (për të bërë në mëngjes përpara se të shkoni në zyrë) janë ideale, por nëse nuk jeni të trajnuar, një shëtitje është gjithashtu e mirë, së paku 30-40 minuta. Nëse koha është e keqe dhe e ftohtë, mund të përdorni biçikletën ushtrimore.

Hidratimi në plan të parë – pirja është gjithmonë një rregull i mirë: uji është aleati i parë në luftimin e ënjtjes dhe hidratimit. Dy litra lëngje në bazë ditore janë gjithmonë një rregull i vlefshëm: orët e para të ditës janë ato ku keni nevojë për më shumë hidratim, kështu që në mëngjes është mirë të mbani një shishe për ta zbrazur me vetëdije. Nëse ditët janë të ftohta dhe aktiviteti juaj është jashtë, mund të jetë e dobishme të përgatisni një çaj të nxehtë bimor në shtëpi për ta marrë me vete në një termos. Për të kulluar lëngjet mund të jetë e dobishme të konsumohet, ndoshta në mëngjes, një fetë ose dy feta ananas i freskët: është detoksifikues, diuretik dhe shijen e ka të ëmbël.

Fermentat laktike – Probiotikët mund të ofrojnë një ndihmë të çmuar detoksifikimi, në funksion të festave. Ato ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të tretjes dhe zorrëve dhe kanë një efekt të detox. Për të marrë një rezultat të mirë ju duhet t’i merrni për të paktën tre deri në katër javë.

2 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe