A është kjo vajza më e bukur në botë?

Një vajzë vetëm gjashtë vjeç nga Rusia është cilësuar si vajza më e bukur në botë.

Anastasia Knyazeva po ndjek gjurmët e modeles franceze, Thylane Blondeau.

Ajo ka fituar mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Vajza e vogël ruse ka arritur që tani suksesin, pasi ka dalë në disa reklama.

Për momentin është imazhi i kompanisë Chobi Kids.

Lajmi vjen në kohën kur Thylane Blondeau, ish-fëmija më i bukur në botë, tani 16 vjeç, po bën bujë në pasarela.

Source: Lifestyle