Përplasen dy trena në Dyseldorf, 50 të plagosur

Mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy trenave pranë Dyseldorfit, në Gjermani.

Një tern pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në qytetin Meerbusch, bëjnë me dije autoritetet vendase.

Në momentin e aksidentit në tren ndodheshin rreth 150 persona. Forcat e zjarrfikëseve dhe policisë po punojnë për nxjerrjen e të lënduarve.

5 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota