Pse femrat i duan partnerët më të gjatë se vetja

Sipas studimeve më shumë se 50% e femrave instinktivisht kanë refuzuar lidhjet me meshkujt më të shkurtër se vetë ato, kjo gjë do t’i pengonte vetëm 25% të meshkujve, gjë që është rezultat i stereotipave seksuale.

Femrat përgjithësisht në vend të parë i vënë meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato.

Pra, ky mund të jetë kriteri për shkak të të cilit heqin dorë nga marrëdhënia.

“Teoria e psikologjisë evolutive na thotë që njerëzve u pëlqejnë partnerët të cilët janë të ngjashëm, mirëpo, megjithatë, kjo nuk është rregull që mbizotëron në pikëpamje të gjatësisë, posaçërisht tek femrat”, – thotë Michael Emerson nga instituti “Rice’s Kinder”.

Për femrat me rëndësi është që mashkulli të jetë më i gjatë që në mënyrë të nënvetëdijshme të kenë ndjenjën e mbrojtjes, por që edhe të ndihen më femërore.

Source: Lifestyle