Tradhtia, gabimet që nuk duhet t’i bëni kurrë

E drejtë apo e gabuar qoftë, herët a vonë mund t’i ndodhë çdokujt. Po ju japim një manual të vogël për të mos u kapur në “flagrancë të krimit”

Le t’i lëmë pak moralizmat: këtu çështja nuk është me brirë apo pa brirë, por më shumë se si të shmangim situatat që janë të pakëndshme, për të mos thënë të dhimbshme ose shpërthyese për ne dhe për atë. Për fat të keq gabimet që mund të hasim janë të shumta, atëherë po ju sugjerojmë disa truke që mund të përdoren.

Nuk vlen të mos pretendosh asgjë: Tradhtia varet nga marrëdhënia që kemi. Nuk ka martesë që ka një marrëdhënie të konsoliduar ose një çift simbiotik: pas fasadës së papërlyer mund të fshihet altari. Të tradhtosh nuk është një sport, por duhet ta pranojmë se shkelja ushtron një magjepsje për të cilën shumë pak arrijnë të shpëtojnë.

Kurrë më njoftime: WhatsApp, Telegram, Messenger dhe aplikacione të këtij lloji: eliminimi i njoftimit të mesazhit me tekstin përkatës në ekranin e telefonit celular duhet patjetër të jetë gjëja e parë që duhet bërë, nëse kemi një marrëdhënie jashtëmartesore. Telefoni gjithmonë ndriçon në momentin më pak të përshtatshëm (dush, darkë, ndërsa ne jemi ulur në divan me atë, në tryezën e krevatit etj.), kështu që s’duhet ta harrojmë këtë gjë.

Rubrika ad hoc: Celulari jonë është bërë arsyeja kryesore për ndarje. Arsyeja? Të gjitha lidhjet tona të ligjshme apo të djallëzuara qofshin kalojnë nga aty. Truket që duhet të përdoren nuk janë aq të jashtëzakonshme, është e mjaftueshme për shembull të mësosh përmendsh numrin e të dashurit me një emër të rremë, ndoshta femëror (ose mashkullor, nëse jeni burrë) dhe të ndërtoni një personazh referimi në shkëmbimin e këtyre mesazheve. Me pak fjalë, larg çdo dyshimi.

Telefoni zgjat jetën, por… : Kështu që për të mos e ekzagjeruar, sa më pak me telefon. Të kalosh orë të gjata në telefon, me tonin e zakonshëm “picci picci”, do të bënte dyshues edhe burrin më pak të djallëzuar në botë. Shikimet fshehurazi për të parë mesazhet që nuk arrijnë, dushe që nuk përfundojnë, biseda me mikun e “ri” të zemrës, nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Le ta lëmë fare, më mirë për të dashurin të shfrytëzojmë orarin e punës. Nuk duhet ta teprojmë për shkak të produktivitetit të ulët!

Unë nuk jam në rrjetet sociale, prandaj nuk ekzistoj: “Vox populi, vox dei”, bekoi mençurinë e së kaluarës. Nëse historia është klandestine, atëherë larg rrjeteve sociale. Facebook dhe të tjera të ngjashme më mirë t’i harroni: përveç kësaj edhe ndonjë ish-i dashur mund të shkruajë dhe të prishë gjithçka, dhe gjithashtu fakti që je etiketuar në një vend për një darkë romantike, ndërkohë që duhet të ishe jashtë për punë, është pak e vështirë për t’u justifikuar. Për të mos rrezikuar dhe për ta jetuar këtë histori, atëherë larg këtyre gjërave.

Grease docet: E mbani mend kur në filmin e famshëm Rizzo i tregon shoqes së saj se është shtatzënë? Lajmi përhapet më shpejt se rrufeja dhe menjëherë i gjithë komuniteti është në dijeni të faktit se “Rizzo ka një copë bukë në furrë”. Epo, nëse duam të shmangim marrjen e thashethemeve, zgjidhja është vetëm një: mos i besoni askujt. Kuptuat?

Aktroni: Gënjeshtrat duhet të dish t’i tregosh. Pra, për të mos u ndjerë keq që në mashtrimin e parë, përgatitja është thelbësore. Le të shpikim një histori që mund të besohet për të justifikuar vonesën, për shembull telefonin celular, thirrjet e humbura, fakti që ne nuk iu përgjigjëm në zyrë e kështu me radhë. Nëse akoma nuk kemi mësuar të gënjejmë duhet të kemi parasysh dy gjëra: e para se gënjeshtra sjell gënjeshtrën, e dyta është se për t’i kujtuar të gjitha ato duhet një dozë e mirë kujtese. Duhet ta dini këtë.

Rroftë privatësia: Epo, nëse dëshirojmë të kapemi, më e mira që mund të bëjmë është të shkojmë në vende të mbushura me njerëz dhe që në shumicën e rasteve kemi shkuar me partnerin. Sigurisht dikush do të na njohë dhe do ta njohë shumë mirë personin që është me ne, domethënë një tjetër. E famshmja “camporella”, përveç se na kthen prapa në kohë, na jep intimitetin e nevojshëm dhe pak errësirë do të ishte e përsosur dhe ekonomike. Ai do të shpenzojë? Atëherë le të shkojmë në motel: tani ata janë si kërpudhat, janë kudo dhe garantojnë privatësinë absolute. Komod dhe të sigurt, kështu që i provoni.

Para se të dorëzoheni: Mohoni edhe provat. Mohoni, mohoni, mohoni gjithmonë dhe në çdo rast. Nga ana tjetër, ose do të besojë ose do të ndaheni. Nëse kemi arritur në pikën e zbulimit, nuk kemi më asgjë për të humbur, veçse dinjitetin tonë. E dimë se loja e tradhtisë është e rrezikshme. Dhe zakonisht nuk përfundon mirë. Sugjerimi? Le t’i largojmë brirët nga jeta jonë, sinqeriteti dhe drejtësia paguajnë gjithmonë. Amin.

5 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe