Cikloni “Ockhi” shkatërron Indinë, 39 të vdekur dhe 167 të zhdukur

Cikloni “Ockhi” ka shkaktuar gjatë kalimit të tij në Indinë perëndimore (Tamil Nadu dhe Kerala), një bilanc prej 39 personash të vdekur dhe 167 të zhdukur.

Ministri i Brendshëm indian, ka saktësuar se “sot viktimat fatale në Tamil Nadu janë 10 dhe 29 të tjerë janë në Kerala”.

Cikloni ka humbur intensitetin, duke u shndërruar në një stuhi tropikale para se të mbërrinte në brigjet e Gujaratit. Në det, mësohet se janë shpëtuar 556 peshkatarë, të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Situata në vendin aziatik sa vjen e bëhet gjithnjë e më dramatike. Autoritetet kanë raportuar që “edhe pse nuk e dimë numrin e saktë të të zhdukurve, mund të themi se akoma nuk dimë asgjë për 74 pesjhlkatarë të Tamil Nadu dhe 93 të Keralas”.

6 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip..com)

Source: Bota