Hamas kërcënon me luftë pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

Grupi islamik palestinez Hamas ka paralajmëruar me luftë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Vendimi amerikan rrezikon të hedhi në erë ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit Netaniu deklaroi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me shume shtete që kanë ndërmend të transferojnë selitë e tyre diplomatike në Jeruzalem, sipas tij edhe para vendimit të Uashingtonit. Por netaniau nuk ka dhënë detaje se cilat janë këto vende. Kreu I ekzekutivit izraelit deklaroi se presidenti amerikan Tramp me këtë vendim kishte hyrë në historinë e Jeruzalemit.

Lideri I Hamad Ismail Hanieh theksoi se duhet nisur sa më parë një luftë ndaj Izraelit pasi shpallja e Jeruzalemit si kryeqytet i tij ishte një deklaratë lufte ndaj Palestinës.

Por përballë gazetarëve netaniau theksoi se Izraeli dëshiron paqen dhe trajtohet padrejtësisht si agresor. Ai theksoi se kishte si objektiv bashkimin e të gjithë njerëzve në Lindjen e mesme kundër barbarizmit të Iranit dhe vendeve të tjera fqine, apo dhe kundër Isis. Sipas tij beteja e vërtetë e të ardhmes është liria dhe vendi I tij aktualisht është në mes të kësaj beteje.

7 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota