Letër e hapur shqiptares seksi që shkaktoi tërmet…

Erjona Sulejmani shkaktoi një tërmet reagimesh me komentet e saj. Ish-gruaja e futbollistit Blerim Dzemaili ka marrë një letër të hapur nga gazetarja zvicerane Christine Steffen e Neue Zuercher Zeitung

E dashur zonja Sulejmani.

Pak kohë më parë keni thënë në një TV italian, se për fat të keq ka vajza, që lidhen me futbollistët për shkak se kjo u garanton të bëhen të famshme. Duhet ta pranoj se kam qeshur. Të them të drejtën, kam menduar natyrisht se ju jeni një femër e tillë. Si gruaja e Blerim Dzemailit dhe si kandidate për Miss Shqipërinë ju jeni zgjedhur si gruaja më seksi e futbollistëve në Euro2016.

Por çfarë njeriu jeni ju? E kam bërë këtë pyetje që kur ju kam parë në krah të Dzemailit për herë të parë. Ju e keni ndarë në rrjetet sociale fatin tuaj në dashuri, lindjen e djalit Luan, si një familje perfekte.

Fotot më krijonin një ndjesi sikur shihja ‘Kampin e xhunglës’, një përzierje mes magjepsjes dhe trembjes. Ti dukesh si një Barbie, ai nga pas jo si një Ken, por si Blerimi i dobët, krenar dhe konfuz në sytë e tij se ka ‘peshkuar’ një bombë seksi të pabesueshme. A jam ndjerë keq? Pak.

Por të kthehemi sërish tek ju.

Keni thënë se doni të botoni një libër, ku do tregoni gjithë ‘mutin’ që ndodh në botën e futbollit. Për shembull, që futbollistët përpara lojës preferojnë të masturbojnë, sesa të bëjnë seks me gruan. Kjo shpallje është shprehje e faktit se jeni e hapur në mënyrë ekstreme në mënyrën se si e karakterizoni veten. Ju thoni në një intervistë se jeni më inteligjentja e grave të futbollistëve. Për shkak se mund t’i rezistoni botës së artë të të famshmëve, duke e ditur se lumturia nuk varet nga pasuria.

Epo nuk jeni më një grua futbollisti, je në proces divorci dhe ish-burri yt ta ka ndaluar të përdorësh emrin e tij për projektet e tua. Megjithatë nuk kam frikë se do të na dalësh nga sytë. Dhe vazhdimisht do të mendoj se çfarë personi jeni (mes nesh: jo e përshtatshmja për Blerimin. E kam kuptuar prej pak kohësh).

Një vit pa shumë m…

Source: Lifestyle