Debati i madh: Pse i ngacmojnë femrat kur dalin topless?

Një video e postuar online ka nxitur një debat të furishëm në mbarë botën.

Në video shihet një vajzë teksa shëtit topless, por një djalë i ‘fut duart’.

Videoja është bërë në një koncert në Zelandën e Re.

Incidenti ka pushtuar faqet e para të mediave në botë.

Viktima, Madeline Anello-Kitzmiller, 20 vjeç, insiston se askush nuk ka të drejtë që t’ia prekë trupin, pavarësisht se çfarë ka veshur.

Në atë koncert, dhjetëra femra kishin dalë topless, vetëm me grimca ndriçuese përmbi gjoks.

Ironia është se edhe shumë meshkuj në këtë koncert kishin vendosur grimca ndriçuese mbi ‘tope’.

Pavarësisht kësaj, askush nuk reagoi për meshkujt nudo, por vetëm për femrat.

Source: Lifestyle