Toronto, dy avionë përplasen dhe shpërthejnë në flakë (Video)

Qindra pasagjerë u evakuuan pas përplasjes midis dy avionëve të linjave ajrore Westjet dhe Sunwing në aeroportin ‘Pearson’ të Torontos.

Përplasja ndodhi në kohën që njëri prej tyre po tërhiqej për të dalë në pistë dhe tjetri po priste të parkonte.

Të premten mbrëma pasagjerët u detyruan të evakuoheshin përmes daljes së emergjencës, madje në të ftohtin e frikshëm që ka mbërthyer kontinentin.

Asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua. Videot nga vendngjarja tregojnë flakën që del nga njëri prej avionëve dhe pasagjerët dëgjohen teksa ulërasin.

Jeremy Cohn, një kameraman i lajmeve nga Toronto, ka shpërndarë audion nga thirrja e “mayday” nga fluturimi i WestJet në kullën e kontrollit. Piloti njofton me ngut një evakuim dhe ekipet e zjarrit janë në gatishmëri.

Zëdhënësja Lauren Stewart tha se pasagjerët e WestJet u evakuan nga aeroplani përmes daljes së emergjencës dhe të gjithë ishin të sigurt në terminal, ndërsa pista u pastrua pak pas përplasjes.

“Për shkak të pozicionit të avionit në bregdet, pritësit e WestJet kërkuan evakuimin nëpërmjet rrëshqitjes emergjente. Ekipet e emergjencës ishin të gatshme dhe u përgjigjën menjëherë”, tha Westjet në një deklaratë.

Sunwing tha se nuk kishte anëtarë të ekuipazhit apo pasagjerë në aeroplanin e saj. Në kohën e incidentit avioni ishte duke u tërhequr nga ofruesi i shërbimit të trajtimit të pistës për t’u ngritur më pas në ajër.

Ndërkohë Bordi për Sigurinë e Transportit në Kanada tha se po heton për ngjarjen.

6 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota