7 ide për gjurmët mbretërore të Kate dhe Meghan (Foto)

Nga kështjella Castle tek shopping në Chelsea’s King’s Road

Duka dhe dukesha e Kembrixhit po presin për fëmijën e tyre të tretë, që do të lindë në pranverë, ndërsa Princi Harry do të martohet me Meghan Markle menjëherë pas kësaj, të shtunën, më 19 maj. Përveç kësaj, me sezonin e dytë të serialit të suksesshëm The Crown aktualisht në ekranet tona televizive, në ajër ka një klimë shumë mbretërore. Këtu janë 7 këshilla mbretërore nga British Airways për të përjetuar një qëndrim në stilin e përsosur mbretëror:

1.Zbuloni vendndodhjen e historianit “Po”

Princi Harry dhe Meghan do të martohen më 19 maj në St George’s Chapel, në kështjellën e Windsor. Gjatë ditës suaj të madhe, ju mund të vizitoni para dhe pas me mundësinë që të prenotoni paraprakisht. Vizitorët e lagjes së gjelbër të Londrës mund të eksplorojnë zonat që Harry dhe Meghan do të vizitojnë në ditën e tyre të veçantë, sigurisht dhe me një vizitë në kështjellën më të vjetër dhe më të madhe në botë. Gjithashtu të shtunën ose të dielën ju mund të shihni Madhërinë e saj, Mbretëreshën që zakonisht kalon fundjavën këtu.

2.Një vizitë në banesën mbretërore

Princi Harry dhe Meghan do të shkojnë në Pallatin Kensington, që do të thotë se të dy princat dhe familjet e tyre do të jenë fqinjë. Tifozët e vërtetë mund të vizitojnë një pjesë të Pallatit, që ndodhet në perëndim të Londrës, e cila ka dhoma të mëdha dhe shtëpi e vepra arti historike. Ndërtesa gjithashtu përmban një ekspozitë të dedikuar veshjeve të princeshës Diana të viteve ’80 dhe ’90 të quajtur Diana: Stili i saj i modës.

#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a54b63b277dc .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/01/bri-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

3.Shkoni në Pallatin Buckingham

Rezidenca mbretërore është një domosdoshmëri për tifozët e familjes më të famshme të Anglisë. Nëse flamuri mbretëror valëzon, kjo do të thotë se Mbretëresha është në shtëpi dhe ka gjasa të jetë e angazhuar në përgatitjet e festimeve familjare që do të mbahen në muajt e ardhshëm. Rreth orës 11:00, çdo ditë, ju mund të shikoni ndryshimin e famshëm të rojeve; duke prenotuar një vizitë, ju mund të shihni dyert e Dhomave të Shtetit të hapura – të cilat përfshijnë Dhomën e Fronit, ku në vitin 2011 Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, pozuan për setin fotografik të dasmës së tyre.

4.Vizitë në Abaci të Westminsterit

Mbi dy miliardë njerëz morën pjesë në dasmat e William dhe Kate në Abacinë historike të Westminsterit në vitin 2011. Vizita në këtë vend do t’iu bëjë të përjetoni momentet magjike të asaj dite të mrekullueshme. Abacia është një ndërtesë me vlerë të madhe, si dhe një nga atraksionet më të njohura turistike në Londër. Ecja në altar si Kate do t’i bëjë të gjitha gratë të ndjehen princesha për një ditë të vetme!

5.Admirimi i portretit të Kate

Në Galerinë Kombëtare të Portreteve ju mund të gjeni portretin e parë të pikturuar të Dukës së Kembrixhit nga artisti Paul Emsley, e cila është aktualisht në ekran në Dhomën 39: një copë që duhet parë nga afër. Portrete të tjera mbretërore në shfaqje përfshijnë Madhërinë e saj, Mbretëreshën dhe Princ Filipin që festojnë përvjetorin e tyre.

6.Pazar princeshash në West London

Qoftë dukesha e Kembrixhit apo Meghan Markle janë blerëse të dashura në Chelsea’s King’s Road, ku ka butiqe të stilistëve të shumtë. Dukesha e Kembrixhit është parë ndërkohë duke blerë rroba dhe aksesorë për fëmijët para lindjes së George. I famshëm është djepi i thurur blu i Moses që ai bleu nga Blue Almonds në Walton Street; gjithmonë në të njëjtën rrugë një pikë tjetër referimi është dyqani i mobiljeve të fëmijëve Dragons.

7.Fotografi me mbretërit

Kush nuk do të donte të ishte në mesin e miqve të bashkëshortëve dhe në fotot e familjes në dasmën mbretërore? Për fat të keq është një privilegj i rezervuar për mysafirët e përzgjedhur në listën e të ftuarve. Por kjo mund të ndreqet me një vizitë tek Madame Tussauds, duke pozuar pranë princit Harry, Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, Mbretëreshës së Madhe, Princit Çarls dhe shumë të tjerëve. Fotografia pranë statujave të tyre është ritual: një kujtim tipik i udhëtimit londinez.

9 janar 2018 (gazeta-shqip.com)

Source: Ndryshe