Martesat, ja disa rite fatsjellëse për ditën e ‘po’-së

Nuk janë të vërteta… por besohen: traditat për të ndjellë fatin e mirë që nga momenti i parë

Me fjalë askush nuk dëshiron ta pranojë se është supersticioz, por kur është fjala për ndjelljen e fatit të mirë … është më mirë të mos rrezikosh. Dhe ritet fatsjellëse për jetën e gjatë të një bashkimi janë me të vërtetë të shumta: ne propozojmë një rishikim të vogël, vetëm për të rifreskuar kujtesën tuaj dhe për të mos i lënë asgjë rastësisë.

Dita e ‘po’-së – Proverbat na mësojnë se “gjatë Venusit dhe Marsit nuk duhet të martohesh dhe të nisesh”: kështu që shmangni të martën dhe të premten për ceremoninë e dasmës. Marsi ishte një zot i luftës dhe për këtë arsye konsiderohej një shenjë e keqe për një çift të ri, ndërsa e premtja është një ditë fatkeqe sipas traditës. Megjithatë, fakti që është ditë e dedikuar për Venusin e bën të premten, në disa vende duke përfshirë Norvegjinë, absolutisht ditën më romantike.

Çifti – Një nga ritet më të njohura është se, në ditën e ‘po’, të dy bashkëshortët nuk duhet të takohen. Ndalimi bëhet i detyrueshëm kur nusja tashmë është e veshur me fustanin e dasmës: dhëndri duhet të presë rreptësisht në altar dhe, nëse është e mundur, të mos e admirojë ndërkohë që ec për te altari. Dhe pikërisht për të fshehur deri në fund fytyrën e saj nusja hyn me vellon para fytyrës së saj dhe e tregon veten vetëm kur i ati, ose ai që e shoqëron në altar, ia dorëzon dhëndrit.

Nusja – Jo të gjithë e dinë se, para dasmës, nusja nuk duhet të shikohet në pasqyrë kur ajo është plotësisht e veshur. Për të kontrolluar imazhin e saj duhet të paktën të lërë, një këpucë, doreza apo vathë.

Dhëndri – Sapo të jetë gati dhe të dal jashtë shtëpisë, kurrë nuk duhet të shikojë prapa dhe të rikthejë hapat e tij. Nëse ai ka harruar diçka, ai duhet të dërgojë dikë për ta marrë.

Veshja dhe aksesorët – Gjyshet gjithmonë e porosisin nusen që të vesh bashkë me veshjen një sërë aksesorësh:

– Një gjë të vjetër – ajo i përket të kaluarës së saj dhe simbolizon gjithçka që mbetet pas, pa e mohuar atë. Për shembull, mund të jetë një xhevahir i vogël, një kapëse flokësh apo ndonjë palë të brendshme: është e mjaftueshme që t’i ketë veshur tashmë disa herë para ditës së ‘po’.

– Një gjë të re – simbolizon jetën e re që po fillon. Mund të jetë e njëjta veshje, ose këpucë ose çorapë.

– Një gjë të huazuar – është simboli i dashurisë së njerëzve që rrethojnë nusen dhe do të vazhdojnë ta mbështesin përgjithmonë: mund të jetë një xhevahir, një shami, ose diçka që duhet të mbajmë me vete në ditën e ‘po’.

– Një gjë të dhuruar – është një tjetër simbol i dashurisë së njerëzve të dashur.

– Një gjë të kaltër – ngjyra simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë e nuses së re. Është e mjaftueshme që një fjongo e kësaj ngjyre të vendoset në llastikun ose qepur brenda rripit të veshjes.

– Llastik çorapesh – kjo nuk është një fatsjellëse “e detyrueshme”, por ka një traditë të gjatë. Në të kaluarën besohej se marrja e një pjese të veshjes së nuses do të sillte fat për vajzat e ftuara, dhe kjo është arsyeja pse nusja i heq çorapet e saj dhe i hedh ata tek miqtë e saj. Ndonjëherë llastiku cahet dhe hidhet tek mysafirët beqarë, të cilët pastaj tregojnë dhuratën, duke e aplikuar atë në kapelë, për shembull.

Kravata e dhëndrit – Në disa rajone të Italisë, në fund të dasmës, pritet kravata e dhëndrit, duke i lënë të veshur vetëm pjesën me nyjën. Pjesa tjetër është e prerë në shirita, secila prej tyre është “shitur” tek mysafirët e ndryshëm në këmbim të një kartëmonedhe. Paraja është vënë në një shishe të zbrazët, si një dhuratë e mëtejshme e dasmës për çiftin e ri.

Unazat – Asnjëherë mos blini unazën e martesës dhe gjërat e dasmës së bashku nëse nuk doni të zhgënjeheni. Gjithashtu, nuk duhet të vihen unazat e  martesës para momentit të ‘po’: vetëm një test i shkurtër është i lejuar, për të kontrolluar diametrin e unazës. Nëse pastaj, rastësisht, unazat dalin nga dora dhe bien në tokë në kishë, ato mund të mblidhen vetëm nga ata që kryesojnë ritin. Unaza vendoset në gishtin e majtë që nga kohët e Egjiptit të lashtë: në fakt, besohej se në këtë gisht ishte një venë që arrinte drejtpërdrejt në zemër, duke sjellë kështu të gjitha ndjenjat.

Hyrja në shtëpi – Një traditë shumë e lashtë (ajo daton që nga romakët e lashtë) imponon që dhëndri ta ngrejë nusen në prag të shtëpisë dhe ta çojë atë në krahët e saj në shtrat. Nëse vajza do të pengohej, do të konsiderohej një shenjë e keqe.

10 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe