Grabiten bizhuteri me vlerë 4,5 mln euro në hotelin Ritz në Paris

Hajdutë të armatosur dhe të maskuar kanë thyer vitrinat e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë eurosh në hotelin e njohur Ritz në Paris, mbrëmjen e së mërkurës.

Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes, por të paku dy të tjerë kanë ikur.

Policia po ashtu tha se në incident nuk është plagosur askush dhe se stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende.

Në momentin e incidentit në dyqan kanë qenë vetëm dy persona që kanë lajmëruar menjëherë policinë, thanë zyrtarët. Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19.

Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar.

Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si Ernest Hemingëay, Coco Chanel dhe princesha Diana.

11 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota