Sytë si të gjyshes dhe hunda si e babait: tiparet e fytyrës varen nga gjenet

Analizimi i 3000 fytyrave zbuloi sekretet e ngjashmërive të fytyrës Sytë e gjyshes apo hunda e babait?

Një studim i ri ka zbuluar ndryshime në gjenet individuale që kanë një ndikim të madh në tiparet e fytyrës së njeriut, duke hapur rrugën për të kuptuar atë që përcakton karakteristikat e fytyrës së transmetuar nga brezi në brez.

Studimi, nga Universiteti i Oksfordit dhe i Surrey-t dhe i botuar në revistën Proceedings të Akademisë Kombëtare të Shkencave (Pnas), analizoi mbi 3000 fytyra të pjesëmarrësve të projektit të ‘Njerëzve të Ishujve Britanikë’, dhe binjakëve TwinsUK nga spitali i Shën Thomas dhe vullnetarë të tjerë të Azisë Lindore. Imazhet u morën dhe u përpunuan duke përdorur një aparat fotografik dhe softuer të fundit.

Ekipi ka regjistruar çdo imazh të fytyrës në një model gjenerik duke përdorur 14 pika të referimit të fytyrës, të shënuara me dorë, si maja e hundës ose qoshet e syve, dhe përdori një sërë algoritmesh për nxjerrjen e informacionit mbi formën e fytyrës. Kështu janë identifikuar dy variante gjenetike që lidhen me profilet e fytyrës në fytyrat e femrave dhe një variant që lidhet me formën e syve dhe konturet e tyre si tek femrat ashtu edhe tek burrat.

“Ngjashmëritë e fytyrës kanë tendencë të shfaqen në familje, tek binjakët gjenetikisht identikë të rritur së bashku ose shfaqje të ndara tregojnë ngjashmëri të fytyrës, duke sugjeruar shumë kontrollin gjenetik të tipareve të fytyrës njerëzore – thekson Sir Walter Bodmer, nga Universiteti i Oksfordit. Ky studim i ri na afron më shumë me kuptimin e rolit të luajtur nga gjenetika në përcaktimin e karakteristikave të fytyrës, që është një pjesë e tillë e rëndësishme e ndërveprimeve tona të përditshme”.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe