Trump fyen sërish emigrantët: Vijnë nga vende plehra!

Fraza tronditëse të cituara nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me disa anëtarë të Kongresit.

Ata që i kërkonin të rikonsideronte vendimin për të hequr statusin e mbrojtjes së mijëra emigrantëve nga Haiti, El Salvadori dhe disa vende afrikane, Trump i është përgjigjur: “Pse SHBA-të duhet të mbajnë gjithë këta njerëz që vijnë nga vende plehra?”, – shkruan e përditshmja “Washington Post”, duke cituar disa dëshmitarë.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të lejojnë më shumë njerëz nga vende të tilla si Norvegjia, kryeministrja e së cilës u takua me të në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

E pyetur nga mediat, përfshirë Zërin e Amerikës, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e lotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe të cilat dëmtojnë ekonominë tonë dhe lejojnë terroristët në vend.” Imigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët e imigracionit, të cilët i referohen sistemit që lejon të afërmit të sponsorizojnë anëtarët e familjes për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota