Trump përgënjeshtron shprehjet vulgare për emigrantët


US-Präsident Donald Trump pausiert am 28.11.2017 in Washington, District of Columbia, USA, im Roosevelt-Raum während eines Treffens mit führenden Republikanern, nachdem er mit Medienvertretern gesprochen hat. Foto: Susan Walsh/AP/dpa +++(c) dpa – Bildfunk+++

Presidenti amerikan, Donald Trump nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përgënjeshtruar lajmin që bëri bujë në media për përdorimin nga ai të shprehjeve vulgare për të fyer emigrantët gjatë një diskutimi.

Pas raportimeve se imigrantët nga Afrika dhe Haiti i ka përshkruar se vijnë nga vendet e “pista”, gjatë një takimi të ditës së djeshme me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë, Trump mohon të jetë shprehur në mënyrë të tillë.

“Gjuha e përdorur nga unë në takim ishte e ashpër, por kjo shprehje nuk është përdorë”, shkruan ai në Twitter.

Raportet në media për komentet vulgare, të cituara nga burime të paemëruara të afërta me këtë takim, kanë shkaktuar shumë kritika në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.

12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Bota