Nudot e shëmtuara të Lucian Freud

#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/freud-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/1-8-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/2-7-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/3-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/4-5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/5-4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5a8009459e63f .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/02/6-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Trupi i tyre nuk është i bukur. Ato janë të shëndosha dhe pozojnë nudo duke treguar pa ndroje trupin e tyre. Tronditje, ndoshta edhe përçmim, ishte, shpesh, reagimi ndaj pikturave të Lucian Freud-it kur ato ekspozoheshin për herë të parë. Te “Benefits Supervisor Sleeping” një grua e stërmadhe shtriqet përgjumshëm në kanape, me një gji të dhjamtë në kupë të njërës dorë, këndellur në rrathë tuli të trashë, si një balenë në cektinë.

Te “Naked Man with Rat” një burrë syshqyer nga habia përkëdhel një mi fare afër gjenitaleve të veta. Femrat nudo-nganjëherë vajzat e rritura të artistit-hapen pa të keq, ose mbështillen në çarçafë. Lëkurë e ekspozuar, e pambrojtur, shkëlqimtare, tul pasiv, i bardhë në rozë, mjegulluar me gri e blu, shtrihej gjithkund. Piktori më i mirë në botë, siç thuhej shpesh se ishte, dukej se e kishte për zemër që t’ia përplaste botës në fytyrë shëmtinë njerëzore.

Ai ishte i drejtpërdrejtë në mënyrë tronditëse. Ajo që spektatorët shpesh nuk kuptonin, ishte se Freud-i donte të trondiste vetveten. Çdo portret bartte rrezik. Sa herë që i afrohej një modeli-me një copë të shqyer futur në rrip si përparëse-duke bërë pak vend në mbishtresat e paletës së tij, duke shkundur bojën e tharë nga tubetat-ai ndihej, siç thoshte vetë, si një zhytës para se të hidhej.

As e kishte idenë se ç’do të ndodhte. Teksa ngarkonte furçën me bojë dhe i afrohej pëlhurës, nervoz dhe pa peshë, ai po hidhte zaret e një rreziku të jashtëzakonshëm, bash siç, kur në rini, mbyllte sytë dhe futej në trafik vetëm sa për të parë nëse dilte dot në anë tjetër, apo kur ishte i varfër dhe i hidhte të gjitha paratë në baste duke humbur me ndërgjegje edhe qindarkën e fundit, për t’u kthyer më pas në shtëpi i mbushur me gëzim, pa asnjë pare në xhep.

Çdo portret ishte pa lidhje me paraardhësin, një habi edhe për vetë atë. Çdo pikturë duhej bërë më mirë. Jo domosdoshmërish ‘i ngjashëm’ me subjektin, por disi të ishte ai person, i gjallë në pikturë.

Modelimi për të merrte muaj e vite, ndërprerë nga biseda të mençura dhe darka në Wolseley, kohë gjatë së cilës ai nuk pushonte së vëzhguari, së përkthyeri çdo grimasë dhe lëvizje në një të rënë të vetme të furçës, derikur në shtresa të dhimbshme pune shfaqej personi. Metoda e tij ishte pasqyrim i vizatuesit të brendshëm tek ai.

Djaloshi që erdhi në Angli nga Berlini në moshën 10-vjeçare, skiconte gjatë gjithë kohës; artisti i ri, duke iu kundërvënë përçmimit të viteve ’40 për artin figurativ, bënte vizatime që ishin lineare, të sheshta e pafundësisht të detajuara, vijëzime të hijezuara nëpër portrete, me ngulmim skrupuloz, të llojit të Dürer-it, deri te gëzofi i majmunëve të vdekur dhe flokët e ngatërruar të të dashurave të tij. E gjitha ndryshoi papritur në vitin 1959 me “Woman Smiling”.

Nga pozicioni ulur ai u ngrit në këmbë; këmbeu furçat e holla me ato me qime derri dhe pëlhurat e lëmuara për të ashprat; i dha fund vizatimeve dhe kaloi direkt në bojë, duke përmbysur çdo gjë që më parë dukej si Lucian Freud. Ai refuzoi të ishte i parashikueshëm, ashtu siç refuzoi të ishte i ndikueshëm nga çdo artist tjetër.

11 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Source: Ndryshe